Report TV - 500 familje pa ujë të pijshëm në fshatin Mazhe të Krujës

2018-05-09 2

Prej 22 vitesh fshati Mazhe në Krujë nuk furnizohet me ujë të pijshëm. Banorët e fshatit duhet të lëvizin çdo ditë 24 kilometra për të siguruar ujin.

Banorët e fshatit Mazhe në rrethin e Krujës kanë mbi një dekade që vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ujësjellësi që furnizonte ketë fshat me ujë pësoi defekt në 1995 duke lënë prej 22 vitesh pa ujë të pijshëm këtë fshat.

Banorët e Mazhes thonë se tubacioni i këtij ujësjellësi u vodh dhe sot as rrjeti i dikurshëm i këtyre tubacioneve metalike nuk ekziston. Ndonëse banoret nuk i kane reshtur kërkesat dhe ankesat e tyre në komune, bashkine Kruje dhe në prefekturën e Durrësit asnjë zgjidhje nuk kane gjetur.

?Në fshatin Mazhe Vogël nuk kemi ujë të pijshëm që prej 10 vitesh kjo vjen për shkak të fajit të pushtetit lokal dhe atij qendrorë. Kemi kërkuar në prefekturë dhe bashki dhe ne sot akoma nuk kemi ujë të pijshëm.Turp për qeverinë!" thotë njëri prej banorëve.