70 vjet nga themelimi i “Qendres Kombetare per Femije”

2018-05-09 0

E themeluar në 1947 me emrin Pallati i Pionierëve, sot Qendra Kombëtare për Fëmijë shënon 70-vjetorin e krijimit të saj. Emra të mëdhenj të artit shqiptar, dikur ishin aktorë të vegjël të skenës së Pallatit të Pionierëve. Aty ku përgatiteshin artistët e rinj, dera e një të ardhmeje të suksesshme.

Pallati i Pionierëve ishte industria e përgatitjes së brezave dhe artistëve të rinj. 70 vite më pas, në një koncert festiv dhe nën drejtimin e drejtoreshës Monika Lubonja, në sallën e madhe të Universitetit të Arteve, skena bën bashkë të mëdhenj e të vegjël të artit shqiptar.

Inva Mula, Ardit Gjebrea, Irma Libohova, David Tukiçi, Zana Çela janë disa prej artistëve të mëdhenj, të cilët rrënjët e tyre i kanë nga kjo qendër kulturore.

Në nderim të kompozitorit të muzikës shqiptare, Aleksandër Lalo, i cili u nda nga jeta një muaj më parë dhe muzika e të cilit mban firmën e dhjetëra filmave shqiptare, në skenën e Universitetit të Arteve, rikthehen disa prej këngëve të kompozuara nga mjeshtri i madh.

Tv Klan