Report TV - Duma: Rama ka shumë arsye për të shkelur Kushtetutën

2018-05-09 0

Një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në një deklaratë për mediat është shprehur se ditën e nesërme, kryeministri i vendit Edi Rama do të bëj një puç kushtetues.
Gjithashtu Duma është shprehur se ditën e nesërme populli do të bashkohet në mbrojtje të kushtetutës dhe reformës në drejtësi.

Sipas Dumës, Rama ka shumë arsye për ta shkelur kushtetutën si dhe për të shkatërruar reformën në drejtësi, me qëllim që të marr nën kontroll Prokurorinë e Përgjithshme.

Duma nuk ka kursyer as akuzat, duke u shprehur se: ?Lidhjet e Ramës dhe të qeverisë së tij me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe me aferat më të rënda korruptive kanë filluar të dalin në sipërfaqë duke i rrezikuar pushtetin?.