Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kom" />
Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kom"/>

Ora News - "Kryeprokurori", Kryemadhi fton qytetarët në protestë. Manjani: Ikni nga parlamenti

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, kryetarja e Lëvizjes Socialiste Për Integrim, Monika Kryemadhi, ftoj qytetarët shqiptarë që ti bashkohen protestës së thirrur nga opozita të hënën në orën 9:30 para parlamentit. Kryemadhi tha se opozita nuk do të lejojë që kryeministri të shkel kushtetutën dhe të kap organet e drejtësisë.

Kryemadhi: Të gjithë ata të rinj dhe të reja që mendojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar, të jenë nesër në orën 09:30 përpara Kuvendit të Shqipërisë, për t'i kërkuar këtij kryeministri lolo, që është bërë lolo e krimit dhe trafikut, që koha e tij po mbaron.

Kryemadhi kërkoi faje publike, duke theksuar se në bashkëqeverisje Lëvizja socislite ëpr integrim e ka toleruar Kry6emisnitrin Edi Rama, i cili sipas sajë duhej të ishte rrëzuar me kohë.

Kryemadhi: Do ta kishim rrëzuar që në atë kohë qeverinë e Ramës për të mos pranuar një lëvizjeve të tij dhe më pas përpjekjeve të tij për të krijuar institicione të kapura hap pas hapi që të institucionalizojë çdo lëvizje të krimit të organizuar sepse është vetëm një telekomandë në dorën e tyre.

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, kishte opropzoime të ndryshme për aksionin opozitarë. Ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani propozoj, mardhënje të kushtëzuar me parlamentin.

Manjani: Unë jam për largim të menjëhershëm nga ky Parlament dhe për një sjellje të kushtëzuar. Ne nuk mund të marrim kostot e mos kryerjes së detyrave politike dhe kushtetuese si opozitë. Çfarë i takon opozitës për të bërë KLGJ-at dhe KLP-at, do t'i bëjmë ato, ky është kushti. Kushti i dytë pse duhet të jemi në Parlament është për të kontribuar për reformën zgjedhore.

Kryetarja e LSI-së, e quajti kryeministrin të sëmurë psikik, ndërsa tha se opozita do të jetë në takime të vazhdueshme me qytetarët për të larguar këtë qeveri që sipas saj është e kapur peng nga krimi.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryeprokurori-kryemadhi-fton-qytetaret-ne-proteste-manjani-ikni-nga-parlamenti