http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
E hëna do të shënojë për dy partitë opozitare PD-LSI provën e parë të forcës në raport me mazhorancën. Mbështetësit e dy forcave politike do të dalin në protestë para selisë së Kuvendi për të kundërshtuar votimin në seancë të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Deputetët demokratë e ata të LSI-së do të jenë në sallën e Parlamentit, ndërkohë që përkrahësit do tubohen jashtë, duke kombinuar formën e protestës. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Monika Kryemadhi tha se do kërkohet që mazhoranca të mos zgjedhje një kryeprokuror në shkelje të Kushtetutës.
Kryetarja e LSI-së deklaroi se lufta politike nuk bëhet për emrat e përveçëm, por për respektimin e Kushtetutës.
Të shtunën pasdite, grupi parlamentar demokrat vendosi të protestojë të hënën para Parlamenti kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm. Lulzim Basha tha se opozita nuk do të lejojë të kthehet në fasadën e pushtetit të krimit. Sipas tij, votimi i një Prokurori të përkohshëm, do të shkatërronte drejtësinë në vend.