Report TV - PD: Rama e Ahmetaj afera korruptive me inceneratorët

2018-05-09 0

Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, lidhur me ndërtimin e inceneratorëve, duke i bërë thirrje ish-ministrit të LSI, Lefterk Koka, të tregojë peshqit e mëdhenj të përfshirë në këtë aferë.

Drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit në PD, Lealba Pelinku, deklaroi se afera e ndërtimit të 3 fabrikave të djegies së plehrave në Tiranë, Elbasan dhe Fier me 178 milionë euro nuk është vetëm korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë, por edhe një dosje me shkelje të rënda penale.

Sipas Pelinkut, në vend të garës së hapur qeveria bëri blerje direkte me plot 22 milionë euro, duke shtuar se kjo është një shkelje e rëndë që duhet dënuar me burg të gjatë për ministrat hajdutë.