Ora News - Familjet e ushtarakëve ndihma për të përmbyturit

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Jo vetëm efektivët e Forcave të Armatosura, por edhe familjet e tyre janë solidarizuar për t?u ardhur në ndihmë të prekurve nga përmbytjet. Nëpërmjet një nisme të ndërmarrë nga vetë FA-të, përmes një kontributi financiar, ata i kanë ardhur në ndihmë më shumë se 200 familjeve. Ndihmat, të cilat konsistojnë në veshmbathje, ushqime, detergjente si dhe vlerë monetare, do t?u shpërndahen familjeve që kanë nevojë për mbështetje gjatë këtyre ditëve të vështira.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka, u shpreh se, pas përballimit të emergjencës, kjo është një tjetër fazë, ku FA-të janë sërish të angazhuara. ?Unë jam shumë e kënaqur, që marr pjesë në këtë nismë, që në fakt është nismë e efektivëve të FA-ve, për t?u bërë ballë, bashkë me 16 vende të Europës, me 13 organizata ndërkombëtare, me dhjetëra kompani private, me qindra qytetarë, të cilët kanë kontribuar për t?u ardhur në ndihmë banorëve të prekur. Kjo ndihmë sot është një ndihmë modeste, por shumë domethënëse e efektivëve tanë, për t?u bërë bashkë, me të gjithë ata që duan t?i japin një dorë dhe të ndihmojnë në rehabilitimin e të gjithë atyre qytetarëve të prekur nga përmbytjet.?- tha ministrja Xhaçka, e cila theksoi angazhimin e Forcave të Armatosura edhe në fazën e rehabilitimit dhe rimëkëmbjes së zonave të prekura. ?Nuk do të ndalemi me kaq. Do të jemi të gjithë të angazhuar, në fazën e post - menaxhimit të emergjencës, me vënien në funksion të të gjitha urave dhe infrastrukturës së dëmtuar gjatë përmbytjeve, për të garantuar lëvizshmërinë dhe jetën e përditshme të të gjithë atyre qytetarëve të prekur?-nënvizoi ministrja Xhaçka.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade, Bardhyl Kollçaku, i cili falënderoi si ushtarakët ashtu edhe civilët për kontributin e tyre. ?Sot jemi për të prekur një gjest solidariteti dhe humanizmi të personelit civil dhe ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura për t?i ardhur në ndihmë popullsisë së prekur nga përmbytjet. Janë ndihma të mbledhura nga ushtarë të thjeshtë, nënoficerë, oficerë, civilë që ndoshta nuk e kanë kuletën e madhe, por kanë zemrën e madhe për t?i ardhur në ndihmë të gjithë atyre dhe për t?ia lehtësuar sadopak dhimbjen.?- u shpreh ai.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/familjet-e-ushtarakeve-ndihma-te-permbyturit