Ora News - Gjobat dhe ndëshkimet e policë rrugore gjatë orëve të fundit

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë 48 orëve të fundit, janë ndëshkuar 58 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, ku sipas policisë rrugore në qendrat e banuara shpjetësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar.

Ndërkohë, 9 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për drejtim në gjendje të dehur, ndërsa janë arrestuar 3 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet të pa pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku për 48 orët e fundit janë vendosur :

-61 masa për mos përdorin rripin e sigurimit.

-84 masa për parakalim të gabuar

-115 masa për përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit

-14 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit

- 71 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.

Si dhe 803 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Janë bllokuar dhe 13 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjobat-dhe-ndeshkimet-e-police-rrugore-gjate-oreve-te-fundit

Free Traffic Exchange