Report TV - Kontrolle me Drager e Radar, policia gjobit 58 drejtues mjetesh

2018-05-09 0

Policia Rrugore e Tiranës gjatë 48 orëve të fundit ka vijuar kontrollet me Drager e Radar, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Kontrollet kanë vijuar me Radar e Drager në autostradë dhe në rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, të atyre drejtuesëve që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Në drejtim të shpejtësisë në autostradë dhe në qendrat e banuara, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentar dhe ndëshkuar: 58 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura, ku në qendrat e banuara shpjetësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar.

Free Traffic Exchange