Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Mamurras banorët nuk kanë zgjidhje tjetër pervecëse të kalojnë mbi rrënojat e mbetura të Urës së Drojës.
Shembja ndodhi dy javë më parë për shkak të përmbytjeve dhe banorëve iu premtua një urë provizore por puna për ndërtimin e saj nuk ka nisur ende.
Të vetëdijshëm për rrezikun iu kanoset nga kalimi mbi këtë urë, banorët thonë se e kane te pamundur të përshkojnë kahun tjetër, e cila ka kosto për të udhëtuar.
Zgjidhje është ofruar vetëm për nxënësit e shkollës së Shperdhetit, për të cilët zyra Arsimore ka vendosur në dispozicion të tyre disa mjete transporti.
Ura e Drojës e ndërtuar që në vitin 1930 është rikonstruktuar në pjesën sipërfaqësore, por reshjet e furishme e shkatërruan atë duke e bërë të rrezikshme tashme për banoret e disa fshatrave përreth saj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/banoret-ne-rrezik-kalojne-mbi-uren-e-shembur-te-drojes-ne-mamurras