Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se nuk do të lejonte zgjedhjen e kryeprokurorit të ri nga mazghorancën në seancën e ditës së hënës. Gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues, ajo tha se nuk ka prokuror që mund të fshehë 860 mijë eurot e gjetura në një makinë në Elbasan, që sipas saj janë paratë e drogës.
Kryemadhi: Duke filluar që nesër me grupin parlamentar për të mos lejuar që nesër të ndodhi kjo shkelje e Kushtetutës që është një instrument që ruan balancat dhe që vendos midis mazhorancës dhe opozitës. Nëse kjo Kushtetutë do të shkelet nga mazhoranca dhe nuk kishte se si mund të ndodhte ndryshe. Kjo mazhorancë ka dalë me votat e drogës dhe votat e krimit. Ne si grup parlamentar, jemi shumë të qartë për të mos e lejuar këtë proces në këtë seancë dhe më tej kërkojmë përkrahjen e të gjithë atyre që nuk duan t'i nënshtroheni një njeriu që është i çmendur. Përveç problemeve mendore, ky njeri ka probleme me sjelljen e tij sepse është një njeri i kapur nga krimi i organizuar. Nuk ka investitor shqiptar dhe ndërkombëtarë që t'ia pastrojë paratë jashtë kufijve të Shqipërisë. Nuk investitor shqiptar dhe ndërkombëtarë që t'i krijojë mundësi Edi Ramës të pastrojë paratë e drogës. Nuk ka prokuror dhe prokurore që të fshehë 960 mijë eurot që janë paratë e drogës të Saimir Tahirit dhe nuk ka Parlament të kapur që kërkon të ndërtojë Edi Rama që kërkon të shpëtojë të ardhmen e tij. E them këtë me bindje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-nuk-lejojme-zgjedhjen-e-kryeprokurorin-ramen-se-shpeton-dot-askush