Report TV - Mehmetaj: Qeveria ka futur krimin brënda pushtetit, më keq se kaq nuk mund të bëhet

2018-05-09 0

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave në vend, deri në rrëzimin e qeverisë Rama. Në studion e Report Tv, Mehmetaj deklaroi se Rama dhe kjo qeveri nuk e ka të gjatë, duke shtuar se qytetarët i kanë parë gabimet e saj.

Ajo shtoi se nuk ishte vetëm vendimi i LSI për të dalë në protesta, por edhe i qytetarëve, dhe se janë pikërisht këta të fundit që do të përcaktojnë përmasat e protestës. Ndërkohë, opozita e bashkuar, PD dhe LSI, kanë vendosur të nisin protestat ditën e hënë, të cilat pritet të vazhdojnë edhe ditët në vijim.
?Nuk është një gjë që varet vetëm nga ne. Për të dalë në protestë nuk ishte një vendimmarrje vetëm nga ne, na shtyn dhe qytetarët, sepse e thënë në gjuhën e qytetarëve ?nuk mban më?. Përmasat e protestës do ia japin qytetarët. Ne nuk do ndalemi me kaq, do vijojë me gjitha grupet e interesit. Do bëjmë protestë deri sa kjo qeveri të mos jetë më. E them me bindje se Rama dhe kjo qeveri nuk e kanë të gjatë. Populli është këtu, i ka sytë në ballë, dëgjon e shikon, ndaj dhe kjo nuk mund të tolerojë më?, tha Mehmetaj.