Ora News -Pllakatë pranë shtatores së Shën Terezës në Brazil, Morinaj në ceremoni

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i EUROSIG dhe INSIG Kadri Morinaj merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakatës që do të vendoset pranë shtatores së Shën Terezës në Brazil.

Presidenti i kompanive EUROSIG dhe INSIG, Kadri Morinaj, mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të pllakatës që do të vendoset pranë shtatores së Shën Terezës, në Rio de Janeiro të Brazilit.

Pllakata u zbulua sot në kryeqytetin e Brazilit dhe do të vendoset pranë shtatorës së Shën Terezës, teksa statuja e kësaj të fundit, është vendosur një vit më parë përballë statujës së famshme të Krishtit.

Kjo shtatore, gdhendja e saj e deri tek dërgimi në Rio de Janeiro është mundësuar nga Presidenti i Kompanive Eurosig dhe Insig, Morinaj, i cili u ftua në ceremoninë e përurimit të pllakatës nga Dioqeza e Rios, e krijuar enkas për nder të tij dhe të popullit shqiptar.

Pllakata ku merrte pjesë biznesmeni shqiptar Morinaj, u zbulua nga Kryepeshkopi i Dioqezës së Rio de Janeiro, Kardinali Orani João Tempesta (Orani Zhoao Tempesta), i cili falenderoi popullin shqiptar dhe veçanërisht Z.Morinaj për kontributin në realizimin e kësaj vepre në Shqipëri dhe dërgimin e saj në Rio, përballë statujës së Krishtit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pllakate-prane-shtatores-se-shen-terezes-ne-brazil-morinaj-ne-ceremoni