Report TV në shtëpinë të moshuarve, historitë e tyre dhe dhe dëshira për të jetuar

2018-05-09 0

Report Tv iu bashkua nismës "Të bëjmë sa më shumë njerëz të lumtur" në Shtëpinë e të Moshuarve duke dëgjuar historitë e tyre. Ky ishte dhe gëzimi më i madh i të moshuarve! Beatriçe Tasho, me flokët e gjata të thinjura dhe me sytë plot mall, ka kaluar 79 vite jo të lehta.

Nga prilli i vitit 2017 po jeton ditët e saj në shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë. Nëna Beatriçe tregon për Report Tv historinë e saj, vështirësitë e një njeriu pa kapele dhe dashurinë për dy fëmijët që i ka larg. 79 vjeçarja, dikur ka qenë rrobaqepëse në qytetin e Korçës. Nëna Beatriçe kujton vdekjen e bashkëshortit, Thoma Tashos... E vetmja gjë që kërkon është më e mira për fëmijët.