Basha: Kapja e kryeprokurorit, akt që do të shkatërrojë drejtësinë në vend, të hënën protesta

2018-05-09 1

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka vënë alarmin, duke thënë se kapja e kryeprokurorit nga kryeministri Edi Rama do të destabilizojë vendin. Në një dalje për mediat, pas takimit me grupin parlamentar ku u vendos mbajtja e një proteste të hënën përpara Kuvendit, Basha tha se Ramës i duhet një kryeprokuror politik për të zhdukur dosjet kriminale dhe për të shpëtuar Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, si dhe dhjetëra deputetë, ish-deputetë dhe drejtues të PS.

"Farsa që po shohim në Kuvend është e paramenduar me një qëllim. Duhet t ëkuptojmë gjendjen ku ndodhet vendi. Tahiri është nën hetim në SHipëri dhe Itali si një nga drejtuesit kryesor i trafikut të drogës. Dhjetëra drejtues të lartë të policisë janë nën hetim për trafik droge. Vangjush Dako është nën hetim si bashkëpunëtor me krimni e organizuar. Kompania e Qazim Sejdinit është nën hetim për trafik droge dhe ai vetë ësht ëi dyshuar.