Qafështamë, ura e shembur nga përmbytjet ende e parregulluar, firma private ndërton një provizore

2018-05-09 0

Reshjet e 30 nëntorit bënë që shumë ura të shemben në mbarë vendin, e tillë është edhe ura e 3 krojeve e cila lidh zonën e Qafë Shtamës me Krujën. Kjo urë dhe një pjesë e segmentit rrugor është ndërtuar në vitin 2014. Kanë mjaftuar pak orë reshje që kanë marrë me vete urën. Për një periudhë rreth një javë banorët e katër fshatrave mbetën të bllokuar pasi firma e cila është e kontraktuar për mirëmbajtjen e segmetit rrugor Krujë-Qafshtamë nuk është dukur gjëkundi.
Për sajimin e një ure të re është dashur të kryhen punime nga një firmë private e ujit e cila ka ndërtuar një urë provizore. Por firma e ka ndërtuar këtë by-pass me fondet e veta, ndërkohë që pret nga Shteti të paktën një rimbursim, i cili ende nuk duket në horizont. Banorët shprehen se situata është mjaft problematike pasi rrëshkitja e dherave ka vijuar, çka ka sjellë edhe bllokim të rrugës.