Rama e Zaev vizitojnë Pustecin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Qëndrimin në Pustec, Kryeministri Edi Rama dhe ai i Maqedonisë Zoran Zaev e shfrytëzuan për të takuar komunitetin maqedonas në këtë zonë.



Në fjalën e tij shefi i qeverisë shqiptarë u ndal tek bashkëjetesa mes dy komuniteteve, që sipas të cilit, duhet të jetë një urë lidhëse për miqësinë mes vendeve.



?Besoj se është shumë domethënëse që ne jemi sëbashku këtu, sot. Takimi me këtë komunitet nuk është thjesht një vizitë simbolike, por është edhe një mënyrë për të treguar për të gjithë opinionet tona publike në Shqipëri dhe Maqedoni, sesa shumë rëndësi, ne i japim kësaj bashkëjetese dhe sa e rëndësishme është që njësoj si këta fëmijë që i flasin mrekullisht të dyja gjuhët, edhe Shqipëria dhe Maqedonia të komunikojnë mrekullisht me njëra-tjetrën?.



Kryeministri Zaev nuk e fshehu kënaqësinë për përdorimin e gjuhës maqedonase nga nxënësit e kësaj shkolle.



?Jam shumë i kënaqur që ndodhem sot, këtu në Pustec. Ne jemi mirëpritur nga banorët dhe patëm mundësinë të shikonim një performancë të shkëlqyer recitime në gjuhën maqedonase dhe atë shqiptare. Kjo tregon se gjuha maqedonase përdoret këtu dhe fëmijët e mësojnë atë. Shpresoj se gjuha maqedonase do të ushqehet këtu, natyrisht, në respekt të ligjeve në Shqipëri. Jam i kënaqur që sot jemi këtu, sëbashku me Kryeministrin Rama, të shohim këtë shkollë dhe të takohemi me autoritetet lokale, të diskutojmë problemet me të cilat ata përballen dhe natyrisht, për të vazhduar marrëdhëniet me komunitetin maqedonas që jeton këtu në Pustec.?



Gjatë vizitës në Pustec, dy kryeministrat u ndalën edhe në kishën e Shën Mihalit.