Report TV - Pustec, Rama krah për krah me Zaev , priten me recitime shqip dhe maqedonisht

2018-05-09 2

Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, u takuan sot me komuniteti maqedonas në Pustec. Dy kryeministrat u përshëndetën ngrohtësisht nga banorët e Pustecit dhe autoritetet lokale. Ata vizituan shkollën e bashkuar (9-vjeçare dhe e mesme) të zonës, ku u kënduan disa këngë në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht.
Kryeministri Rama theksoi rëndësinë që i kushtohet bashkëjetesës mes komuniteteve, si ura që forcojnë edhe miqësinë mes vendeve. ?Besoj se është shumë domethënëse që ne jemi së bashku këtu, sot.Takimi me këtë komunitet nuk është thjesht një vizitë simbolike, por është edhe një mënyrë për të treguar për të gjithë opinionet tona publike në Shqipëri dhe Maqedoni, sesa shumë rëndësi, ne i japim kësaj bashkëjetese dhe sa e rëndësishme është që njësoj si këta fëmijë që i flasin mrekullisht të dyja gjuhët, edhe Shqipëria dhe Maqedonia të komunikojnë mrekullisht me njëra-tjetrën?, u shpreh Kryeministri Rama.

Free Traffic Exchange