Report TV - Durrës, fillon ndërtimi i pallatit 25 m nga vija fundore e detit

2018-05-09 0

Ndërtimet në bregun e detit në Durrës kanë vazhduar për 27 vite me rradhë, por ato nuk kanë të ndalur. Disa fotografi të mbërritura në formën e denoncimit në Report TV tregonin se ditët e fundit në afërsi të Urës së Dajlanit, tek stacioni e parë në plazhin e Durrësit ka nisur të ndërtohet një Hotel me 5-6 kate.
Report TV kreu këtë vëzhgim ku filmimet tregojnë se ndërtimi i këtij hoteli po bëhet vetëm 25 metër nga vija e fundit e ujit. Punimet po kryhen në rërë ndërsa valët e detit si pasojë e baticave afrohen deri në themelet e këtij ndërtimi.

Megjithatë investitori që po kryen këto punime ka marrë një leje ndërtimi nga Bashkia Durrës e cila mban numrin 463 të datës 4 gusht 2017. Investitori i këtij ndërtimi në rërën e plazhit të Durrësit është kompania Art-Al &Co Shpk .

Pak kohë më parë po në këtë zonë Report Tv ka denoncuar edhe futjen në detë të një pronari hoteli, i cili u fut brenda ujit duke hedhur beton ndërkohë që sipas specialistëve ndërhyrje të tilla shkaktonin erozione të tokës në zona të tjera.

Për bashkinë e Durrësit vija fundore e ndërtimeve në plazh është shëtitorja e plazhit. Ndërkohë që në zonën ku po ndërtohet hoteli 6 katësh nuk arrijnë vija e shëtitores, gjë që i jep dorë të lirë këtij institucioni për të vendosur kriteret e lejeve të ndërtimit.

Free Traffic Exchange