Ora News - Ristrukturimi i administratës, 220 punonjës rrezikojnë vendin e punës

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

220 punonjës të administratës shtetërore do të humbin vendin e punës nëse nuk do të pranojnë një pozicion më të ulët. Shkak i lëvizjeve është bërë bashkimi i Ministrive në qeverinë Rama II. Drejtorja e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, për Ora News bën me dije se tashmë ka nisur verifikimi i dosjeve të mbi 81 mijë punonjësve.

Menjëherë pas miratimit të buxhetit të shtetit dhe përcaktimit të fondeve të Ministrive, Departamenti i Administratës Publike ka nisur dhe verifikimin e dosjeve të punonjësve.

Kjo për shkak të shkrirjes së Drejtorive dhe pozicioneve të tjera.

Drejtoresha e DAP, Albana Koçiu, për Ora News nënvizon se si shkak i bashkimit të disa prej Ministrive, 220 pozicione do të shkrihen tërësisht. Por jo domosdoshmërisht punonjësit do të largohen.

Koçiu: Nga ky bashkim Ministrish ne kemi një reduktim prej 220 vendesh, të cilët janë rediktuar si rezultat edhe i shkurtimit të numrit të Ministrive dhe që sigurisht për të sistemuar nëpunësit të cilët nuk kanë një vend për shkak se u suprimohet ky vend në institucionet qëndrore, pra Ministritë e linjës, Departamenti është duke parë mundësitë së bashku me Ministritë për ti sistemuar në Agjencitë e varësisë, të cilat gjithashtu janë pjesë e shërbimit civil.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ristrukturimi-i-administrates-220-punonjes-rrezikojne-vendin-e-punes

Free Traffic Exchange