Gjykata Kushtetuese rikthen per gjykim “Masakren e Coles”

2018-05-09 2

Masakra e Çoles në Vlorë në Prill të vitit 2015 ku u vranë tre persona do jetë persëri objekt i Gjykatës së Lartë, e cila në Shkurt nuk pranoi rekursin e bërë nga të akuzuarit për këtë ngjarje. Gjykata Kushteteuse ka vendosur në 14 Dhjetor të pranojë kërkesën e Aleksandër Llanajt, Bertil Aliajt dhe Ani Begajt për një rigjykim të drejtë në Gjykatën e Lartë.

Sipas Gjykatës Kushteteuse, tre të akuzuarve për këtë ngjarje u është mohuar një proces i rregullt ligjor. Pretendimet e tyre të paktën duhet të dëgjohen nga Gjykata e Lartë dhe nuk duhet të privohet nga e drejta për të pasur një proces gjyqësor. Pritet që në Gjykatën e Lartë të hapet një gjyq i ri ku do të dëgjohen argumentet e mbrojtjes. Aleksandër Llanaj, Bertil Aliaj dhe Ani Begaj akuzohen për vrasjen e Haki Rakipit, Alfred Velajt dhe Albi Limajt në një lokal në lagjen ?Çole? në Vlorë.

Gjykata e shkallës së parë dhe Apelit vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm Llanajt, ndërsa Aliaj dhe Begaj u dënuan me 35 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për këtë dosje hetimore u pezulluan me urdhër të Adriatik Lallës dy prokuroret Alma Muça dhe Artur Selmani pasi kishin kërkuar ndryshimin e akuzës për autorët. Por pas disa kohësh ata u rikthyen përsëri në detyrë.

Tv Klan