Ora News - Veliaj pret homogun e tij francez: Tirana dhe Shqipëria nuk kanë kohë për të humbur

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku i Tiranës ka pritur në një vizitë homologun e tij të Bashkisë së Metzit, Dominique Gros.

Dy homologët diskutuan rreth mundësisë së bashkëpunimit mes dy qyteteve në projekte të përbashkëta, veçanërisht në çështjet e mjedisit, kulturës dhe të teknologjisë së avancuar, në dhënien dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Ndërkohë në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy bashkive dhe për kontributin në mbështetje të qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Metz, Veliaj i dorëzoi kryetarit të Bashkisë, Dominique Gros, simbolin e qytetit tonë, Kullën e Sahatit.

Veliaj: Kur erdhëm këtu para dy vitesh, ora nuk punonte prej 4 vitesh dhe njerëzit pyesnin: Çfarë do bëjë tani skuadra e re në qytet, çfarë do ndërtojë e çfarë do të prishë? Në u përgjigjëm: Gjëja e parë që do të bëjmë, në minutën e parë, do rregullojmë orën sepse mesazhi që duhet të japim është që ky qytet dhe ky vend nuk ka kohë për të humbur. Do të doja që të gjenit një vend në tavolinën tuaj dhe për t?u kujtuar që është gjithmonë ora për t?u rikthyer në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-pret-homogun-e-tij-francez-tirana-dhe-shqiperia-nuk-kane-kohe-te-humbur