Borxhi i Shqipërisë mbetet i qëndrueshëm në nivelin B+ sipas rankimit që i ka bërë agjencia prestigjoze ndërkombëtare Moody?s. Moody?s thotë se është bërë progres i dukshëm në reformat strukturore, ndërsa shprehet se vijimi i dy reformave kyçe, asaj në administratë dhe drejtësi do t?i hapë rrugë qeverisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
?Është bërë progres i dukshëm për forcimin e cilësisë së institucioneve dhe progresi për reformën në fushën e gjyqësorit ka përmirësuar prespektivën për hapjen e negociatëve të pranimit në Bashkimin Europian?.
Por sërish, agjencia vlerëson disa sfida për ekonominë shqiptare. Ajo thotë se borxhi sërish është i lartë, edhe pse vitet e fundit ka ndjekur trajktore rënëse.
?Buxheti i vitit 2018 programon futjen edhe njëherë në tregjet ndërkombëtare për të financuar pjesërisht kredinë që ka marrë përmes emetimit të eurobondit. Kjo do të varet nga kapacitetet përthithëse të ekonomisë vendase dhe koston e borxhit në tregjet e huaja?.
Moody?s vlerëson se forca e insitucioneve në Shqipëri sërish mbetet e ?moderuar? duke dhënë një vlerësim negativ(-) për këtë pikë.
?Shqipëria është e vonuar në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës së korrupsionit lidhur me shtetet që aspirojnë hyrjen në Bashkimin Europian, edhe pse në këto fusha është bërë progres që pas marrjes së statusit të kandidatit?.
Për vitin e ardhshëm agjencia pret që rritja ekonomike të jetë 3.9%, 0.2% më lart se parashikmet e FMN ?së dhe më e ulët se vlerësimi i qeverisë shqiptare për një rritje në nivelet 4.1%.
RRITJA EKONOMIKE PËR VITIN 2018
Qeveria: 4.1%
FMN: 3.7%
Moody?s: 3.9%
Tv Klan