Qeveria vendos te mos rrise cmimin e energjise

2018-05-09 1

Qeveria shqiptare i thotë jo rritjes së çmimit të energjisë për konsumatorët fundorë për vitin e ardhshëm. Televizioni Klan ka siguruar një vendim që Këshilli i Ministrave ka miratuar në datën 8 Dhjetor të këtij viti, ku shprehet qartë se miratimi i programeve ekonomike dhe çmimeve për kompanitë e këtij tregu, duhet të marrë parasysh impaktin që do të ketë në çmimin final të konsumatorëve.

Në këtë rast, nisur nga kriza që përjetoi këtë vit kompania e prodhimit KESH, ligji i ri për sektorin e energjisë elektrike, i lejonte korporatës që të vendoste çmimin me të cilin ia shet OSHEE energjinë për furnizimin e klientëve të saj të ishte sipas kostos reale të prodhimit, duke u përjashtuar nga tregu i rregulluar. Por ky vendim, lejon Korporatën që të dalë nga tregu, por më parë çmimi i saj duhet të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme, në këtë rast pronari, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi thotë qartë që Asambleja duhet të ketë parasysh se si çmimi që do të miratohet do të ndikojë tarifat e klientëve të OSHEE.

Vendimi detyron po ashtu kompaninë e shpërndarjes, që të furnizojë pandërprerje edhe institucionet e rëndësisë së veçantë, përfshirë ujësjellësat, të cilën kanë dhe borxhet më të mëdha pranë OSHEE-së.

Pas këtij vendimi pritet që Ministria të miratojë çmimin që KESH do t?i shesë energji OSHEE-së, ku burime për televizionin Klan thonë se ai do të mbetet në të njëjtat nivele rreth 1.5 për kilovat orë nga 1.4 që është sot. Kjo do t?i mundësoje OSHEE të përmbushë planin e investimeve dhe të mos kërkojë rritje të çmimit të energjisë. Enti Rregullator duhet të miratojë tarifën e re brenda këtij viti dhe është në pritje të vendimit të që do të marrë Ministria e Energjisë.

Tv Klan