http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra qytetarë kanë protestuar para selisë së Qeverisë kundër ndotjes së lartë të ajrit që ka pushtuar Shkupin ditët e fundit.
Ata kërkojnë nga ekzekutivi që të marrë sa më parë masat e nevojshme për të ulur rrezikun.
Shkupi ne tre ditët e fundit është renditur si një nga qytetet më të ndotur në botë, duke kaluar edhe qytetet aziatike si Bombein dhe Pekinin që janë të populluara me miliona njerëz.
Përqendrimi i grimcave kancerogjene në ajër është disa herë më i lartë se shkalla e lejuar.
Në spitale është rritur ndjeshëm numri i pacientëve ku shumica janë fëmijë. Ndërsa mjekët rekomandojnë mbajtjen e maskave speciale me filtër që mbrojnë nga grimcat e rrezikshme.
Akuza të forta janë bere edhe nga partia opozitare VMRO, e cila ka vene ne shënjestër kryebashkiakun e Shkupit, si përgjegjës për degradimin e mjedisit ne kryeqytet.