Tirana, një qytet europian që po ecën përpara - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

?Tirana është një qytet që po zhvillohet dita-ditës dhe kjo duket qartë?. Vlerësimi u bë nga kryetari i Bashkisë së Metzit, Dominique Gros, në takimin që zhvilloi me kryebashkiakun e Tiranës.



Veliaj e informoi homologun francez me projektet e mëdha të Tiranës, si dhe me transformimin e shpejtë që kryeqyteti ka pësuar gjatë këtyre dy viteve.



?Kur erdhëm këtu para dy vitesh, ora nuk punonte prej 4 vitesh dhe njerëzit pyesnin: Çfarë do bëjë tani skuadra e re në qytet, çfarë do ndërtojë e çfarë do të prishë? Në u përgjigjëm: Gjëja e parë që do të bëjmë, në minutën e parë, do rregullojmë orën sepse mesazhi që duhet të japim është që ky qytet dhe ky vend nuk ka kohë për të humbur. Do të doja që të gjenit një vend në tavolinën tuaj dhe për t?u kujtuar që është gjithmonë ora për t?u rikthyer në Tiranë.?



Kryetari i Bashkisë së Metzit, tha se Tirana është një qytet evropian që synon të forcojë edhe më tej marrëdhëniet me Francën.



?Vërej se Tirana është një qytet evropian, që aspiron drejt Evropës dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me Francën, ashtu siç kanë ekzistuar edhe në të kaluarën këto marrëdhënie kulturore. Unë jam duke i konstatuar të gjitha këto. Ambasada është e pranishme, anëtarët e parlamentit që bëjnë pjesë në këtë delegacion e kuptojnë fare mirë.?



Pjesë e vizitës së kryebashkiakut Gros në Tiranë ishin edhe një grup deputetësh nga Parlamenti francez.