Treni i pasagjerëve i linjës Shkodër- Vorë ka përplasur mëngjesin e kësaj të shtune një makinë në kryqëzimin e Budllës pranë Fushë Krujës.
E lënduar nga aksidenti ka mbetur drejtuesja e automjetit, e cila mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur në momentin kur automjeti ka tentuar të kalojë mbi shina, ndërsa njëkohësisht po kalonte edhe treni i pasagjerëve i linjës Shkodër-Vorë.