Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të protestojnë para parlamentit të hënën në orën 09:30, kur pritet të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm.
Nisja e protestave nga ana e opzoitës, ka për qëllim, bllokimin e procesit pasi si PD ashtu edhe LSI, thotë se zgjedhja e kryeprokurorit nga maxhoranca është antikushtetuese dhe synon të kapë organin e akuzës për të mbyllur dosjet e krimit dhe të korrupsionit.
Vendimi do të diskutohet sot në mbledhjen e grupit të PD-së, ndërsa burime të Ora News theksuan se për këtë aksion janë njoftuar kryetarët e degëve të cilët po merren me organizmin e bazës.
Një ditë më parë Lulzim Basha, thërriti për të shtunën (16 dhjetor) në orën 18:00 mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa dha urdhër të prerë që mos mungojë asnjë deputet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryeprokurori-pd-e-lsi-bashke-te-henen-ne-proteste-kunder-ps