Report TV - Tiranë, mbaje atë benzin, është me 119 km në zonë të banuar, aksion i rrugores

2018-05-09 0

Policia Rrugore e Tiranës në kuadër të aksionit për kontrollimin me radarë të rrugëve në zonat e banuara ka ndaluar një drejtues mjeti që ecte me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Bëhet fjalë për një drejtues me mjet tip ?Benz? që ecte me 119 km/orë në një zonë të banuar ku lejohet shpejtësia me 40 km/orë.

Policia ka njoftuar kolegët për ndalimit e drejtuesit të mjetit, këta të fundit e kanë pezulluar lejen e drejtimit për 3 muaj.

Shpejtësia e lartë në zona të banuara është kthyer në kërcënim për banorët, pavarësisht masave ndëshkuese disa drejtues mjetesh vazhdojnë të shkelin rregullat e qarkullimit.

Free Traffic Exchange