Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka refuzuar publikisht ftesën e Ramës për zgjedhjen e kryeprokurit të ri të përkohshëm, duke deklaruar se nuk do të ulet kurrë në bisedime për të shkelur ligjet dhe Kushtetutën, drejtuesi i emisionit 360 Gradë Artur Zheji dhe gazetari Arjan Çani e nxisin kryedemokratin të bëjë 'hipokriotin' dhe të ulet në bisedime me Ramën.
Zheji thotë se Basha duhet të shkojë dhe ti diktojë takimin Kryeministrit.
Zheji: Është ky debati për prokurin e përgjithshëm, tani kryeministri Rama meqë ka shumë dyshime që mund të bëhet një krim kushtetues, një dinakëri, gojët e këqia, llaxorët që tha ky në parlament janë ngritur të gjithë dhe thonë ky po na e kap prokurorin e përgjithshëm dhe do bëhet nami, ikën vettingu. Çfarë bën, la lyp dorën e konsensusit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Çdo ditë i poston nga një mesazh, hajde ta zgjedhim bashkë.
Çani: Shikoni sa i mençur është.
Zheji: Duke e zgjedhur bashkë rrëzon alibinë, edhe sikur Luli të mos i shkojë ai thotë ia kam thënë.
Çani: Luli bën gabim të paparë që nuk shkon Artur, sa gabim që nuk i shkon.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryeprokurori-zheji-dhe-cani-basha-te-beje-hipokritin-dhe-te-takohet-me-ramen