Ora News - EURALIUS dhe OBDAT për Kryeprokurorin, Vasili: Shqipëria nuk qeveriset me EULEX

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria nuk qeveriset me EULEX. Me këtë përkufizim, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, u përgjigjet qëndrimeve të EURALIUS dhe OBDAT, të cilët kanë legjitimuar zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Vasili thotë se mazhoranca refuzon të pranojë opinionin e Shërbimit të Monitorimit të Kuvendit që kërkon 84 vota dhe pranon opinionin klandestin të EURALIUS dhe OBDAT.

Për Vasilin këto janë elementët e një puçi kushtetues të mirëfilltë të konsumura me mjete shumë të errëta.

Vasili: Kam parë që edhe misione, EURALIUS dhe të tjerë kanë dhënë disa opinione. Kujt ja kanë dhënë? Ka një status të caktuar se kujt ja japin opinionet. Kam qenë Ministër i Drejtësisë. Nuk funksion EURALIUS dhe OBDAT që kushdo që i kërkon opione ia japin. Punon me institucione. Kryetari i Kuvendit thonë se nuk i është drejtuar EURALIUS dhe OBDAT, ai drejton Kuvendin. Presidenti i Republikës nuk ka një komunikim për këtë çështje. Nuk mund të kemi tabu, kemi histori dhe të mbështetjes pozitive nga EURALIUS, kemi dhe histori jo të mira. Shefi i EURALIUS është shkarkuar për shkak të drejtimit të dobët në kohën e reformës në drejtësi. Ka dritëhije të rëndësishme, serioze në punën e tyre. Në momentin që korpusi i ligjeve ku ëhstë dhe ky ligj u miratua , institucionet shqiptare marrin në dorë zbatimin e tyre. Çfarë është Shqipëria, përjetësisht i zbaton ligjet përmes EURALIUS dhë OBDAT? Shqipëria qeveriset me EULEX? Jo. Shërbimi i Monitorimit të Kuvendit thotë me 3/5, jo ai opinion nuk vlen, vlen ky opinioni klandestin i EURALIUS dhë OBDAT. Këto janë elementët e një puçi kushtetues të mirëfilltë të konsumura me mjete shumë të errëta dhe të zymta. Askush nuk e ka zgjidhur dot kush i është drejtuar EURALIUS. Institucionet që udhëheqin ato i drejtohen.

Por a mundet Kryeprokurori i ri të mbyllë në një kohë kaq të shkurtër dosjet e nxehta të mazhorancës siç pretendon opozita?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/euralius-dhe-obdat-kryeprokurorin-vasili-shqiperia-nuk-qeveriset-me-eulex