Një qytetar në qytetin e Vlorës ka dhënë alarmin se automjetit të tij i është vendosur eksploziv gjatë kohës që ndodhej i parkuar. Automjeti është me targa AA 233 OX, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i drejtuesit të makinës.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së quajtur "Uji i Ftohtë". Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po ushtrojnë kontrolle për të konstatuar nëse kemi të bëjmë vërtetë me vendosje eksplozivi apo me një alarm të rremë. Drejtuesi i automjetit është pronar i një lokali pranë "Ujit të Ftohtë".