Materniteti i Burrelit me gjinekologe nga Tirana - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo mjeke ka lënë Tiranën, për të punuar në spitalin ?Xhavit Mara?, në Burrel. Pavarsisht largësisë nga kryeqyteti, gruaja ka marrë parasysh gjithcka.
Tatjana Milo, prej 35 vjetësh mjeke Obsetër-gjinekologe, ka vendosur që tu vijë në ndihmë grave matiane, por edhe vetes, pasi sot merr nje page shume te mirë..
Dhjetë muaj pasi mori detyrën e re, ajo tregon arsyet që e sollën deri në Burrel.
Milo tregon se problemet në këtë maternitet janë të shumta dhe këto magësi bëjnë që dhe shërbimi për gratë dhe vajzat mos të jetë i plotë.
Mjekja shpreson që Ministria e Shëndetësisë do ta zgjidhë përfundimisht problemin deri në Mars të vitit 2018.
Mjekja Tatjana Milo thotë se në 10 muaj punë të saj ka vizituar 1500 gra shtatzëna nga të cilat vetëm 13 prej tyre kanë lindur në maternitetin e Burrelit, ndërsa të tjerat janë dërguar në Lezhë apo Tiranë.
Burreli vuan mungesën e shumë mjekëve të tjerë specialistë çka ka bërë që për shumë shërbime, pacientët t?i drejtohen spitaleve të tjera.

Free Traffic Exchange