Treni i mallrave me 20 vagon i cili ishte duke u kthyer nga Mali i Zi i ngarkuar me skrap dhe ishte duke udhëtuar në drejtim të Elbasanit, ka dalë nga shinat.
Treni ka dalë nga shinat ditën e djeshme rreth orës 21:00 rreth 500 metra në jug të stacionit të trenit në Ishmë.
Shkak i daljes së trenit nga shinat ka qenë amortizimi i tejskajshëm i kësaj hekurudhe. Ndërkohë dalja e këtij treni nga shinat ka bllokuar edhe gjithë lëvizjen e trenave në këtë linjë, përfshirë këtu edhe ato të udhëtarëve.
Në vendngjarje kanë shkuar drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave Durrës dhe po punojnë për futjen e trenit në shina si dhe për normalizimin e gjendjes.