Report TV - Rama: Rruga e Arbrit, përfitime të mëdha për të dy vendet

2018-05-09 0

POGRADEC - Në mbledhjen e parë mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë, kryeministri Edi Rama ka vënë theksin te bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy vendeve, duke deklaruar se do të mundësohet lëvizja e lirë e mallrave. I pari i qeverisë shqiptare theksoi se do të reduktohen masat në pikat doganore me Maqedoninë, ndërsa shtoi se një vëmendje të veçantë do të kenë dhe rrugët që lidhin dy vendeve.

Ndër të tjera, ai tha se dy qeveritë do të bashkëpunojnë për "Rrugën e Arbrit", e cila sipas tij, do të sjellë përfitime të mëdha për ekonominë e dy vendeve. ?Do ndërmarrim përsipër harmonizimin me Maqedoninë për Rrugën e Arbrit. Segmenti Bulqizë-Bllatë ka përfunduar. Kjo rrugë do sjellë përfitime të mëdha për ekonominë e dy vendeve. Do mundësojë eksesin e Maqedonisë në portet tona. Jemi besimplotë se kuptimi i rëndësisë strategjike të këtij aksi është i plotë dhe nga ana juaj dhe në këndvështrimin e mesazhit për forcimin e themeleve të bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve është themelor. Por kjo nuk mund të konceptohet pa modernizimin e rrugëve. Do punojmë që së bashku të mundësojmë lëvizjen e lirë të mallrave, duke krijuar mekanizmat e duhur për reduktimin e masave. Synojmë përkrahje për nxitjen e eksportit.

Free Traffic Exchange