Ora News - Rama siguron Ministrin francez: Do frenojmë deri në fund azilkërkimin

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm francez, Gerrard Collomb, vlerësoi reformat e marra nga qeveria dhe hapat pozitivë në parandalimin e azilkërkuesve dhe luftës ndaj krimit të organizuar. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministri Edi Rama, Collomb u shpreh se kjo luftë duhet të vazhdojë ende dhe vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria. Kryeministri e falenderoi Ministrin francez për ndihmën dhe bashkëpunimin në këto dy fusha problematike.

Në konferencën e përbashkët pas vizitës së Ministrit të Brendshëm francez, Gerard Collomb, kryeministri Edi Rama vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Francës për parandalimin e azilkërkuesve dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Rama: Dua t?ju shpreh edhe publikisht, mirënjohjen në emër të qeverisë shqiptare për mbështetjen e vijueshme që Franca i ka ofruar Shqipërisë në një sërë sektorësh shumë të rëndësishëm, por, padyshim, edhe për mbështetjen që ju personalisht dhe dikasteri që ju drejtoni ka ofruar për të plotësuar angazhime të rëndësishme të vendit tonë, lidhur me çështje të rëndësisë së dorës së parë, siç është lufta kundër krimit të organizuar, por edhe frenimi i fenomenit të emigracionit të paligjshëm.

Nga ana e tij, Ministri francez Collomb tha se Shqipëria ka bërë hapa pozitivë në drejtim të këtyre dy çështjeve.

Collomb: Dy problematikat që na lidhin, qoftë atë me azilkërkuesit shqiptarë, që është shumë e rëndësishme për ne, sepse në vendet e strehimit që kemi në Francë për të pritur azilkërkuesit, 20% i zënë shqiptarët, të cilët kanë ardhur pa vizë, por që kanë kërkuar azil. Kjo është një çështje mbi të cilën, ne po mundohemi të punojmë sëbashku me autoritetet shqiptare. Ata kanë treguar shumë kurajë lidhur më këtë çështje, sepse është një çështje delikate, e para e punës për t?i penguar njerëzit që duan të largohen nga Shqipëria. Kur ne ju kërkojmë autoriteteve shqiptare që azilkërkuesit, të cilët nuk kanë marrë përgjigje pozitive, duhet sipas procedurave të kthehen në Shqipëri, ata na janë përgjigjur gjithmonë në mënyrë të favorshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-e-ministri-i-brendshem-francez-para-medias