Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Tiranës vendosi të rihapë për hetim çështjen ?CEZ? .Ky vendim erdhi pas dorëzimit të një raporti nga komisioni hetimor që u ngrit për privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Kreu i grupit parlamentar në PARTINË Socialiste e cilësoi këtë vendim një fitore të drejtësisë.
Balla: Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Tiranë hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për të mbyllur hetimet e nisura në bazë të një kallëzimi të bërë nga Kuvendi i Shqipërisë përmes raportit përfundimtar të një Komisioni Hetimor.
Balla ripërsëriti faktin se prokuroria nuk ka shqyrtuar të gjitha faktet dhe nuk ka dëgjuar dëshmitarët. Sipas tij, gjykata vendosi të detyrojë prokurorinë për të marrë në pyetje ish kryeministrin berisha dhe djalin e tij.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rihapet-dosja-cez-balla-prokuroria-nuk-shqyrtoi-te-gjitha-faktet