“Zgjedhja e kryeprokurorit, rrëshqitje në diktaturë” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Londra, lideri i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar se zgjedhja e prokurorit te përkohshëm shënon fundin e reformës ne drejtësi. Gjate një bisede me komunitetin shqiptar qe jeton ne Londër, Basha theksoi se opozita nuk do të pranojë kurrë që Rama ta kthejë Shqipërinë në gjendjen ku një njeri i vetëm kontrollon Parlamentin, Qeverinë dhe Drejtësinë.



?Ky është fundi i reformës në drejtësi dhe ky është hapi vendimtar i rrëshqitjes së vendit në diktaturë. Nëse në datë18 dhjetor Edi Rama zgjedh me votat e tij kryeprokurorin, ky është fundi i shtetit ligjor, fundi i demokracisë dhe opozitës i lind detyra të japë përgjigjen e merituar.?



Ndërsa ne lidhje me problematiken e krimit Basha ka deklaruar se kryeministri e ka future vendin ne listën e zeze, duke promovuar kriminelet.



?Krimin do ta shtypim dhe Shqipërinë do ta bëjmë anëtare të Bashkimit Europian dhe shqiptarët nuk do të shkojnë më si refugjatë, por do të shkojnë të punojnë siç punojnë polakët, bullgarët, rumunët, me kokën lart me pasaportë shqiptare dhe të kenë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ky është qëllimi im. Ky është objektivi qe i kam vënë vetes.?



Gjatë qëndrimit në Londër, lideri i opozitës Basha u takua me parlamentarë dhe zyrtarë të lartë te Qeverisë Britanike. Basha vizitoi Londrën me ftesë të Partisë Konservatore Britanike per te marre pjese ne konferencën mbi ?Sfidat në Ballkanin Perëndimor?.