TIRANE - Drejtori ekzekutiv i Albanian Food Industry (OJQ-ja që publikoi raportin me analizat për qumështin dhe mishin), Alban Zusi ka sqaruar në studion e Report Tv gjetjet e analizave për sigurinë ushqimore, i publikuar dy ditë më parë i cili ka alarmuar konsumatorët. AFI ngriti shqetësimin tre ditë më parë se produktet e qumështit dhe mishit të prodhuara në vend, përmbanin substanca të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve si aflatoksinë e cila shkakton kancer dhe salmonelë apo ngjyrues (në rastin e mishit).
Megjithatë, Zusi qetëson konsumatorët se gjetjet e raportit, pas analizave të bëra në prill-maj kur ministër i Bujqësisë ishte Edmond Panariti, nuk bëjnë fjalë për markat e kompanive serioze të prodhimit të qumështit në vend, por për qumështin dhe mishin që tregtohet në rrugë, krejtësisht i pakontrolluar dhe jashtë kushteve higjieno-sanitare. "Dua të qetësoj publikun se produktet nga kompanitë vendase janë të mira, problemi është për qumështin që shitet në shihe në trotuare, shitet nëpër bidonë në rrugë.