Artistët janë përgjegjës për ta ndihmuar shoqërinë. Kjo bindje sjellë në Tiranë, Alketa Xhafa Mripa, artisten konceptuale nga Kosova, e njohur për krijimtarinë e saj në disa vende të Evropës, me një ide në funksion të kujtesës kolektive dhe asaj individuale, për ta shëruar atë nga gjurmët e regjimit të Enver Hoxhës.
Për të mbërritur te shoqëria, për ta bërë atë të ndjejë dhe të reagojë, Alketa do të shfrytëzojë hapësirën publike për të adresuar shqetësimin e saj social dhe politik, që buron nga rrëfimet e të mbijetuarve të komunizmit, e veçanërisht të atyre që artistja i quan ?zërat e padëgjuar?.
Angazhimi artistik i pagëzuar me thënien e famshme ?Edhe muret kanë vesh? do të kulmojë në pranverë edhe me përmbledhjen e gjithë rrëfimeve në një libër të vetëm.