Perfundon segmenti i unazes se madhe ne zonen e Farkes

2018-05-09 3

Segmenti 4 kilometra i gjatë që lidh rrethrrotullimin e TEG me Repartin e Helikopterëve në Farkë është gati për të kaluar automjetet. Kjo rrugë është pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës dhe shkurton trafikun për shumë makina që vijnë nga Elbasani në Tiranë. Ministri Damian Gjiknuri tha se shumë shpejt do të jetë gati edhe aksi që lidh Farkën me Uzinën e Autotraktorëve në Shkozë.

?Pjesa tjetër është nga Farka deri në Shkozë, janë dy lote të tjerat për të cilat ne po bëjmë disa përmirësime nga projekti aktual për ta sjellë në standardet e duhuara?.

Në 2018-ën do të nisë puna për të përfunduar një tjetër segment të Unazës së Tiranës, atë që fillon nga shkolla Industriale deri te sheshi ?Shqiponja?.

?Kjo do të lidhet edhe me rrugën e re të Elbasanit, shumë shpejt me projektin që po bën Drejtoria e Rrugëve edhe për të bërë një mbikalim siç duhet këtu te kryqëzimi i TEG-ut, dhe patjetër do të vazhdojë edhe me procesin tjetër që fillon nga shkolla Industriale deri tek sheshi ?Shqiponja? ku dhe ai segment duhet të kthehet brenda parametrave të duhur në mënyrë që fluksi i trafikut të mos pengohet?.

Që të përfundojë segmenti i plotë i Unazës së Madhe duhen edhe disa vite. Rruga që u bë e kalueshme ka të ndërtuar një tunel me gjatësi 120 metra dhe një mbikalim me gjatësi 100 metra. Po ashtu mbi të janë ndërtuar 4 nënkalime për këmbësorët dhe mjetet bujqësore në afërsi të zonave të banuara.

Free Traffic Exchange