Për ministrin e Brendshëm francez Gerard Collomb Shqipëria ka shënuar progres në reformat e kërkuara. Në konferencën me Kryeministrin Edi Rama, ai vuri theksin tek çështja e azilkërkuesve shqiptarë në Francë dhe rrjetet kriminale.
Gerard Collomb: ?E pata takuar z.Kryeminister, ministrin e Çështjeve Europiane dhe ministrin e Brendshëm më 20 Korrik të këtij viti për disa subjekte që për ne janë të rëndësishëm, qoftë për emigracionin e paligjshëm të azilkërkuesve qoftë edhe për çështjen e rrjeteve të krimit të organizuar. Patëm një bisedë shumë pozitive dhe vendosëm të ecnim përpara. Kur shoh progresin tuaj mund të them që jemi të kënaqur dhe kemi besim për vullnetin që ka pala juaj për të rritur bashkëpunimin në këto fusha?.
Pyetjes nëse ky progres mjafton për çeljen e negociatave në muajt e parë të 2018-ës, Collomb thotë se ka sinjale pozitive.
Collomb: ?Në një qeveri nuk është vetëm ministri i Brendshëm, por edhe Presidenti i Republikës, i cili në një moment të caktuar do të vendosë edhe rrugën që do të ndiqet. Por fakti që e përmendi Shqipërinë në fjalimin e tij të rëndësishëm në universitetin e Sorbonës ka një kuptim. Mund edhe të mos e kishte bërë?.
Kryeministri Rama dha garanci për avancimin e reformave.
Edi Rama: ?Natyrisht që e prekëm edhe temën e migracionit të paligjshëm dhe të azilkërkimit ku së bashku kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë ne nga ana jonë jo vetëm me masat e marra por edhe për ta vazhduar që t?ua bëjmë të qartë të gjithë qytetarëve shqiptarë që rruga e azilkërkimit jo vetëm që përbën në vetvete një rrugë të paligjshme por edhe një rrugë pa krye, pasi siç dëshmojnë vetë ata të cilët në fund të kësaj rruge janë detyruar të rikthehen, përkthehet në kosto indiviuale, familjare, por edhe të natyrës financiare. Vullneti ynë është i plotë dhe procesi i frenimit që ka nisur do të vazhdojë deri në fund. Qytetarët shqiptarë janë të gjithë mirëkuptues dhe të qartë se kjo është pjesë e rëndësishme e sfidës sonë të madhe të çeljes së negociatave për anëtarësim?.
Ministri i Brendshëm francez tha se 20 përqind të azilkërkuesve të strehuar në Francë e përbëjnë shqiptarët.