http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ditën e hëne parlamenti do te zgjedhe kryeprokurorin e ri mes 3 kandidaturave; Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani.
Komisioni i Ligjeve, te cilin opozita e bojkotoi, vlerësoi se këta 3 prokurore plotësojnë kriteret ligjore për te qene ne krye te prokurorisë, përkohësisht deri ne ngritjen e Këshillit te Larte te Prokurorisë.
Ndërkohe qe 4 kandidatet e tjerë nuk përmbushnin kriteret; Arqile Kocaj nuk kishte grade shkencore, Besnik Muci e Granit Shahu nuk përmbushnin kushtin e vjetërsisë, Artur Selmani prokurori qe kishte deklaruar 8 mije dollarë te fituara ne baste sportive u s?kualifikua per shkak se nuk përmbushte kriterin per integritet moral, kishte mase disiplinore e nuk kishte grade shkencore.
Te hënën parlamenti mbyll punimet per kete vit e pikërisht ne kete séance te fundit do te votoje edhe prokurorin e ri te përgjithshëm e Adriatik Llalla do te largohet per t?i hapur rruge pasardhësit te tij.
Qysh ne krye te herës, opozita kundërshtoi zgjedhjen e nje prokurori te përkohshëm, duke këmbëngulur se kreu i organit te akuzës duhet te zgjidhet pasi te ngrihet Këshilli i Larte i Prokurorisë.
Lideri i opozitës Basha ka paralajmëruar qëndrime te forta nëse maxhoranca zgjedh me votat e saj kryeprokurorin e ri, por ende nuk dihet strategjia qe PD do te ndjeke ne seancën e te hënës.