Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Berat nisi një aksion i madh tre ditor për pastrimin e shtratit të lumi Osum dhe të lagjeve historike Goricë e Kala nga mbetjet urbane që u u bënë një nga shkaqet e përmasave të përmbytjeve të fillim dhjetorit.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi qëndron në krye të operacionin që ka bashkuar forcat e ushtrisë së Repartit të Reagimit të Shpejtë, mjetet e TAP, punonjës institucionesh dhe nxënësite shkollave.
Blendi Klosi: "Është jetësore sepse e vutë re me reshjet e kohëve të fundit qyteti u përmbyt dhe ne nuk mund ta lejojmë që të përmbytet përsëri."
Vendgrumbullimet e mbetjeve urbane, janë një prej shkaqeve të ndotjes në të gjithë Beratin, ndaj Klosi paralajmëroi ndërhyrje në 5 landfillet e bashkive të qarkut për të eleminuar venddepozitimet e ish- komunave
Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/berat-lumi-osum-clirohet-nga-mbetjet