Vlahutin: Investimet shmangën përmbytjet masive - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të tjera ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet e dy javëve më parë kanë mbërritur nga jashtë. Thirrjes së qeverisë shqiptare i janë përgjigjur edhe disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, nëpërmjet Qendrës Koordinuese për Reagimin ndaj Emergjencave. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vlerësoi angazhimin e ushtarakëve gjate ditëve te përmbytjeve.



?Ndihma juaj është e çmuar për popullsinë në nevojë, por edhe për ne si Ministri e Mbrojtjes, pasi edhe sot që flasim, forcat tona të komandës mbështetëse vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, duke u qëndruar pranë njerëzve më të rrezikuar,si pasojë e reshjeve të rënda që goditën vendin tonë. Struktura të veçanta të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë angazhuar fuqishëm për menaxhimin dhe shpërndarjen e të gjitha donacioneve ndërkombëtare. Në emër të Qeverisë shqiptare ju siguroj se të gjitha donacionet do të përdoren edhe për të ndihmuar, edhe për të rikuperuar gjendjen pas katastrofës, dhe se shpërndarja do të jetë e hapur dhe transparente.?



Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin tha se investimet e qeverisë shqiptare shmangën pasojat e renda.



?Dëshiroj të falënderoj të gjithë ju për këto arritje që janë bërë tashmë edhe përsa i përket parandalimit të rezultateve negative që sjellin përmbytjet sepse ajo që kemi parë është që Shqipëria është më mirë e përgatitur se më parë, kjo edhe në sajë të investimeve që janë bërë në lumin Vjosë. Dëshiroj t?ju falënderoj ju që jeni këtu përpara nesh për punën e shkëlqyer që keni bërë sepse ju keni qenë atje gjatë gjithë kohës me të gjithë ata njerëz që kanë pasur këto probleme dhe që kanë përjetuar fatkeqësitë dhe duke qenë atje ju iu keni dhënë atyre shpresë.?



Ambasadorët e Austrisë, Greqisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë premtuan se do të jenë bashkëpunues në situata të tilla. Ndërkohë Italia ka dërguar një mision për të vlerësuar kushtet e urave të dëmtuara.