Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tren mallrash ka dalë nga shinat pranë Ishmit për herë të dytë në harkun e një muaji. Treni udhëtonte nga Mali i Zi në drejtim të Elbasanit dhe 13 vagonët e tij ishin të ngarkuar me skrap dhe gurë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 në afërsi të stacionit të Ishmit
Amortizimi i binarëve që mbajnë shinat, është shkaku i aksidentit, ashtu si edhe në rastin e ngjashëm të datës 28 nëntor të këtij viti.
Fatmirësisht në të dy rastet nuk pati persona të lënduar.
Siç tregojnë edhe këto pamje filmike, binarët në këtë pjesë të hekurudhës janë plotësisht të amortizuar, pasi në to nuk është ndërhyrë që prej ndërtimit të linjës hekurudhore
Ndërkohë punonjës të hekurudhës prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje kanë nisur punën për të rikthyer në shina tre vagonët e trenit që doli nga binarët.
Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/treni-del-nga-shinat-ne-ishem