TIRANE - Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, përpara gjyqtares Liljana Baku këtë të premte, për t'u njohur me vendimin e bllokimit të pasaportës dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit.
Gjyqtarja e Krimeve ka lënë në fuqi masën e bllokimit të pasaportës e marrë ditën e hënë, ndërsa Tahiri dhe avokati i tij mbrojtës e kanë kundërshtuar, duke i kërkuar ndryshimin e vendimit, me pretendimin se në ngarkim të ish-ministrit nuk ka prova të reja. Pas daljes nga Gjykata, Tahiri ka thënë shkurtimisht se do flasë shumë shpejt, duke mos dhënë shpjegime se çfarë nënkupton me këtë deklaratë. Ndërsa avokati Maks Haxhia u shpreh se Gjykata nuk ka prova dhe asnjë fakt të ri në ngarkim të ish-ministrit. Ai u shpreh se Krimet e Rënda janë kthyer në Notere të Prokurorisë. "Kjo gjykatë nuk është gjë tjetër, është kthyer në notere të kërkesave të prokurorisë".
Ndërkohë, njëkohësisht, avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia ka paralajmëruar se do ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit.
Tahiri-gjyqtares: Çfarë provash keni ndaj meje?
Saimir Tahiri i ka kërkuar gjyqtares Liljana Baku provat e Prokurorisë në ngarkim të tij për dosjen "Habilaj". Ai kërkoi t?i hiqet masa e bllokimit te pasaportes. "Çfarë provash keni ndaj meje? Kërkoj të hiqni masën për bllokimin e pasaportës. S'keni prova të reja. Kam qenë në dijeni të këtyre provave që në krye të herës", i