http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç u paraqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda i buzëqeshur, ashtu dhe e la atë pas vendimit të pandryshuar për bllokimin e pasaportës e kartës së tij të identiteti.
Ndryshe nga sa ndodh në seance të këtij lloji, Saimir Tahiri foli para gjykatës dhe tha se nuk i trembet një vendimi për të mos lënë vendin, pasi diçka të tillë ai e kishte mësuar që në kohën kur Prokuroria kërkoi arrestin nëpërmjet kërkesës në Kuvend. Ish-ministri i brendshëm shtoi se hyrje daljet e tij kanë qenë të shumta, por asnjëherë s?ka pasur arsye që të fshehë provat në një kohë që kërkon t?i shkojë të vërtetës deri në fund.
Saimir Tahiri deklaroi në Gjykatë se ka udhëtuar jashtë vendit me disa makina, por asnjëherë i shoqëruar me persona të inkriminuar.
Për mbrojtësin e tij Maks Haxhia një vendim i tillë pritej, ndërsa lëshoi akuza të forta për Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Në sqarimet e Prokurorisë një kërkesë e tillë vjen në këtë kohë, pasi materiali i plotë i dosjes u përkthye nga Ministria e Drejtësisë rreth dy javë me vonesë me datën 21 nëntor.
Përfaqësuesi i organit të akuzës Gentian Osmani, tha se deri më tani hetimet vijojnë të përqendrohen tek dosja e autoriteteve Italiane, pasi nëse do të kishte detaje të reja atëherë ata do të kishin kërkuar sërish në kuvend arrestimin e personit nën hetim Saimir Tahiri.