Ditë e sotme gjatë zhvillimit të konferencës kombëtare për gjyqësorin dhe efektet e Reformës në Drejtësi, ku i pranishëm ka qenë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ky i fundit ka bërë edhe një thirrje për sa i përket institucioneve të reja të cilat duhet të ngrihen në kuadër të reformës.
Meta u bëri thirrje partive politike në vend, Kuvendit dhe Shoqërisë Civile që të ndërmarrin në mënyrë transparente hapa serioz dhe larg interesave politike të ditës, në ngritjen e organeve të reja të drejtësisë.
Thirrja e Presidentit Meta vjen në një kohë kur partitë politike në vend janë përfshirë në një debat për sa i përket zgjedhjeje së Kryeprokurorit të përkohshëm, pasi mandati i Kryeprokurorit Llalla ka mbaruar më 7 dhjetor.(b.h/Shqiptarja.com )