Report TV - Punonjësit e Bypass-it të Fierit për herë të tretë në protestë, dy vite pa marrë rrogat

2018-05-09 0

Punonjësit e Bypass-it të Fierit janë ngritur për herë të tretë në një protestë për shkak se nuk kanë marrë pagat për dy vite.
Janë 55 subjekte të cilat kanë punuar në unazën e Fierit (e njohur si bypass- i) të cilat nuk janë paguar.

? Kemi falimentuar, shteti duhet të ndërhyjë. Nuk do të lejojmë askënd që të na marri punimet tona. Rama duhet të ndërhyjë?, janë shprehur protestuesit.

?Kemi një vit e gjysmë që na sjellin vërdallë. Kemi dorëzuar faturat me firmë dhe me vulë, nuk na kanë dhënë përgjigje. Nuk kërkojmë para qyl, kërkojmë djersën tonë, kemi familje?, thotë një prej përfaqësuesve të firmave.

Protesta është ndërprerë nga uniformat blu pasi protestuesit bllokuan për 5 minuta rrugën, me argumentin se nuk ishte marrë leja për protestën.

Free Traffic Exchange